Kalo te përmbajtja

Rreth Nesh

Themeluar në fillim të vitit 2024, Mendje është krijuar për të luftuar stigmën ndaj shëndetit mendor dhe për të ofruar një platformë të sigurtë dhe konfidenciale për të biseduar me online Psikolog shqiptarë.

Misioni ynë

Misioni ynë është të ofrojmë terapi profesionale, dhe të personalizuar përmes një platforme të sigurtë dhe konfidenciale. Me një rrjet të mbi 40+ Psikolog të licencuar, Mendje fuqizon individët të marrin kontrollin mbi shëndetin e tyre mendor dhe të punojnë drejt rritjes personale dhe mirëqenies. Besojmë se gjuha dhe kultura janë thelbësore për një seancë efektive.

Problemi

Në vendet shqipfolëse, stigma ndaj shëndetit mendor mbetet e fortë. Shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë sepse kanë frikë nga gjykimi i familjes dhe komunitetit. Në diasporë, situata është edhe më e vështirë — mungesa e psikologëve që flasin shqip dhe kuptojnë kulturën tonë i lë shumë njerëz pa mbështetje.

Zgjidhja

Mendje lidh shqiptarët me psikologë të licensuar që flasin gjuhën e tyre dhe kuptojnë sfondin kulturor. Përmes teknologjisë, heqim barrierat gjeografike dhe kulturore që pengojnë aksesin në kujdesin mendor.

Vlerat tona

Qasje e shpejtë

Kujdesi mendor duhet të jetë i arritshëm për të gjithë, pavarësisht vendndodhjes ose gjendjes financiare.

Privatësia

Të dhënat e përdoruesve janë të shenjta. Mbrojtja e privatësisë është parim bazë në çdo vendim që marrim.

Ndjeshmëria kulturore

E kuptojmë rëndësinë e kulturës në procesin terapeutik. Psikologët tanë njohin dinamikat familjare dhe shoqërore shqiptare.

Cilësia

Mendje bashkëpunon vetëm Psikologë të certifikuar dhe me përvojë praktike si Psikolog/e të licensuar.

Rrugëtimi ynë

2024

Lindi idea

Duke parë nevojën e madhe për Psikologë shqipfolëse në diasporë, themeluam Mendje me vizionin për të lidhur shqiptarët kudo që janë me Psikolog shqiptarë, që e kupton dinamikën familjare, kulturën dhe rrënjët tona.

2025

Lansohet platforma

Pas muajsh punë intensive, lansuam platformën Mendje dhe arritëm bashkëpunim me mbi 40 Psikolog, duke ofruar çdo ditë seanca online për komunitetin tonë.

2026

Rritja në diasporë

Mendje u zgjerua në 9 vende, duke u bërë platforma më e madhe e shëndetit mendor në gjuhën shqipe në botë.

Ekipi ynë

Arbnora Kllokoqi

Arbnora Kllokoqi

Themeluese

Kushtrim Morina

Kushtrim Morina

Drejtor Teknik

Myrvete Ahmetaj

Myrvete Ahmetaj

Psikologe

Erza Syla

Erza Syla

Marketing

App Store & Google Play

Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje

Shkarko Mendje pa pagesë dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i vështiri dhe ne jemi këtu për të të ndihmuar.