Bashkohuni me Mendje
Arrini klientë shqiptarë në mbarë botën dhe ndërtoni praktikën tuaj online me platformën tonë të sigurte dhe konfidenciale.
Pse të bashkoheni?
Arrini klientë të rinj
Lidhuni me shqiptarë në diasporë që kërkojnë psikolog në gjuhën e tyre — një treg që rritet vazhdimisht.
Orar fleksibël
Caktoni orarin tuaj të punës dhe pranoni klientë kur ju përshtatet. Menaxhoni kalendarin tuaj plotësisht.
Platformë e sigurtë
Teknologjia jonë ofron video të sigurt, menaxhim të seancave dhe pagesa të automatizuara — ju fokusoheni vetëm tek klienti.
Mbështetje e vazhdueshme
Ekipi ynë ju mbështet në çdo hap — nga regjistrimi deri te zhvillimi profesional i vazhdueshëm.
Si funksionon për psikologët?
Plotësoni formularin e aplikimit online me të dhënat tuaja profesionale dhe dokumentet e nevojshme.
Ekipi ynë verifikon kualifikimet tuaja, duke përfshirë diplomat dhe licencat profesionale.
Pas verifikimit, profili juaj bëhet aktiv dhe mund të filloni të pranoni klientë menjëherë.
Aplikoni tani
Bashkohuni komunitetit tonë të Psikologëve dhe ofro seanca online për komunitetin shqiptarë kudo në botë.