Kalo te përmbajtja
trauma

Këshilla si të përballeni me humbjen e një personi të dashur

Mendje · · 9 min lexim

Nëse keni humbur një person të afërt, kujtimet e pranisë së saj apo tij do të mbeten të gjatë në mendjen tuaj. Do të keni momente kur do të kuptoni se ky person nuk do të jetë më pranë jush, dhe dhimbja do të duket e padurueshme, por me ndihmën e duhur dhe me kalimin e kohës ajo do të zbutet ngadalë.

Zakonisht gjatë kësaj periudhe të pikëllimit do të dëshironi të qëndroni vetëm në një periudhë, dhe pas pak kohe do të ndjeni një nevojë të fortë për shoqëri. Gjendja juaj shpirtërore do të ndryshojë më shpesh dhe më rrënjësisht se përpara humbjes.

Paparashikueshmëria është e vetmja konstante e parashikueshme në këtë situatë.

1. Pranimi i emocioneve të reja

Është në rregull të ndiheni të trishtuar, të zemëruar apo të hutuar gjatë këtyre ditëve. Pranimi i këtyre ndjenjave është një hap i rëndësishëm drejt shërimit. Mos ndjeni presion për të qenë “mirë” vetëm sepse po lendon te tjeret.

Është thelbësore të pranoni dhe të lejoni vetes të ndjeni çdo emocion që shfaqet — trishtim, zemërim, apo edhe ndonjë ndjenjë faji. Këto janë reagime normale ndaj humbjes. Mos u përpiqni t’i shtypni; përkundrazi, lejojini të rrjedhin natyrshëm, pasi shprehja e emocioneve është një hap i rëndësishëm drejt shërimit.

2. Kujtoni dhe nderoni ata

Gjeni mënyra për të nderuar kujtimin e të dashurit tuaj. Kjo mund të përfshijë ndezjen e një qiriu në kujtim të tyre, përgatitjen e një ushqimi të preferuar që ata pëlqenin, ose ndarjen e tregimeve dhe kujtimeve me të tjerët. Këto akte simbolike mund të ofrojnë një ndjenjë lidhjeje dhe paqeje.

3. Vendos kufij dhe krijo tradita të reja

Mos ndjeni detyrim të merrni pjesë në çdo aktivitet qe organizohet apo bisedë që bëhet rreth tyre. Zgjidhni vetëm ato që ju sjellin paqe dhe ngrohtësi. Po ashtu, tregohuni të sinqertë me të tjerët për gjendjen tuaj.

Nëse ndiheni se traditat e vjetra janë shumë të dhimbshme, mendoni të krijoni të reja. Kjo mund t’ju ndihmojë të krijoni një ekuilibër mes kujtesës dhe përmirësimit.

4. Kujdesu për veten

Mos harroni të kujdeseni për nevojat tuaja fizike dhe emocionale. Merrni kohë për të pushuar, për të bërë aktivitete që ju ndihmojnë të relaksoheni dhe për të ndjerë qetësi. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm, të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroni rregullisht.

Aktivitete si ecja, meditimi ose praktika të tjera relaksuese mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe të përmirësojnë mirëqenien tuaj të përgjithshme.

5. Kërko mbështetje

Nuk jeni vetëm. Mbështetuni tek familja, miqtë ose një grup mbështetës për të ndarë ndjenjat tuaja. Komunikimi i hapur për humbjen tuaj mund të lehtësojë barrën emocionale dhe të forcojë lidhjet me të tjerët.

Nëse ndiheni të bllokuar, mos ngurroni të kërkoni ndihmën e një psikologu përmes platformës Mendje, ku mund të lidheni me një psikolog të specializuar mbi këtë temë.

6. Pranimi i procesit të pikëllimit

Kuptoni se pikëllimi është një proces unik dhe personal që nuk ka një afat të caktuar. Lejojini vetes të kaloni nëpër fazat e ndryshme të pikëllimit dhe mos ndjeni presion për të “kapërcyer” dhimbjen brenda një periudhe të caktuar. Jini të durueshëm me veten dhe pranoni se shërimi kërkon kohë.

7. Si të mbështesni dikë që po përjeton dhimbje

Mbështetja ndaj dikujt që po kalo gjatë një periudhe të vështirë kërkon durim dhe ndjeshmëri. Është e rëndësishme të angazhoheni me ta dhe t’i pyesni se si mund t’i ndihmoni të ndjehen më mirë. Tregojuni se po mendoni për ta gjatë kësaj kohe të vështirë.

Shpesh, njerëzit shmangin të flasin për dhimbjen nga frika se mos i bëjnë më të trishtuar. Por, duke e sjellë temën në bisedë, u jepni mundësi të shprehin ndjenjat dhe të ndihen të pranuar në dhimbjen e tyre.

Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) dhe Shoqata Psikologjike Britanike (BPS) rekomandojnë:

  • Dëgjo me vëmendje dhe pa paragjykime: Lejo personin të shprehë ndjenjat dhe mendimet e tij pa ndërprerje
  • Ofroni mbështetje emocionale: Tregoni empati dhe mirëkuptim. Fjalë si “Më vjen shumë keq për humbjen tënde” mund të jenë ngushëlluese
  • Ndihmoni në detyrat praktike: Ofroni ndihmë në detyra të përditshme si gatimi, pastrimi ose kujdesi për fëmijët
  • Respektoni mënyrën e tyre të të përballuarit me dhimbjen: Çdo individ përjeton dhe përballon dhimbjen në mënyra të ndryshme
  • Inkurajoni kërkimin e ndihmës profesionale: Nëse vëreni shenja të zgjatura të depresionit, sugjeroni ndihmë profesionale
  • Qëndroni të pranishëm edhe pas ceremonive mortore: Mbështetja juaj është e rëndësishme edhe pas përfundimit të ritualeve të zisë

Përfundim

Përballja me humbjen është një sfidë emocionale që kërkon durim, vetëkujdes dhe mbështetje nga të tjerët. Është e rëndësishme të pranoni ndjenjat tuaja, të nderoni kujtimin e të dashurve që keni humbur dhe të krijoni një ekuilibër mes respektimit të traditave dhe përshtatjes me rrethanat e reja.

Nëse vëreni se emocionet bëhen të papërballueshme ose ndiheni të bllokuar, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një psikologu përmes Mendje. Me kalimin e kohës dhe ndihmën e duhur, është e mundur të gjeni paqe dhe të vazhdoni përpara duke ruajtur kujtimet e çmuara të të dashurve tuaj.

Artikuj të fundit

Si ta menaxhojmë ankthin?
ankth

Si ta menaxhojmë ankthin?

Strategji praktike për menaxhimin e ankthit: nga terapia CBT dhe meditimi, deri te ushtrimet e frymëmarrjes dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Mendje

1.3.2026 · 7 min lexim

App Store & Google Play

Fillo tani rrugëtimin tënd me Mendje

Shkarko Mendje pa pagesë dhe lidhu me një Psikolog të licensuar brenda minutash. Hapi i parë është më i vështiri dhe ne jemi këtu për të të ndihmuar.