Çfarë është depresioni?
Depresioni është një gjendje e shpeshtë mendore që prek miliona njerëz çdo vit, duke përfshirë si të rriturit ashtu edhe të rinjtë. Simptomat përfshijnë gjendje të vazhdueshme mërzie, ankth, probleme me gjumin dhe ndryshime në peshë. Vetëm një e treta e personave që vuajnë nga depresioni i rëndë kërkojnë trajtim profesional, shpesh për shkak të paragjykimeve ose mungesës së informacionit.
Shpesh njerëzit hezitojnë të kërkojnë trajtim sepse besojnë se depresioni nuk është serioz, që mund ta trajtojnë vetë ose që është një dobësi personale dhe jo një gjendje serioze mjekësore.
Çfarë e shkakton depresionin?
Shumë faktorë mund të kontribuojnë në depresionin klinik. Për disa njerëz, mund të jenë të përfshirë disa faktorë, ndërsa për të tjerët mjafton vetëm një faktor. Ndonjëherë, depresioni mund të shfaqet edhe pa arsye të dukshme. Disa nga arsyet përfshijnë:
Faktorët biologjik
Njerëzit me depresion mund të kenë sasi të ndryshme të kimikateve në tru, të quajtura “neurotransmetës,” që ndikojnë në depresion.
Sjellja kognitive
Modelet negative të të menduarit dhe vlerësimi i ulët për veten rrisin rrezikun e depresionit klinik.
Gjinia
Depresioni është më i shpeshtë te gratë, ndoshta për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, lindjes dhe menopauzës, si dhe përgjegjësive të shumta.
Bashkë-ekzistencë me sëmundjet e rënda
Depresioni ka më shumë gjasa të shfaqet së bashku me sëmundje si sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti dhe sëmundjet hormonale.
Medikamentet
Efektet anësore të disa medikamenteve mund të shkaktojnë depresion.
Faktori gjenetik
Një histori familjare e depresionit rrit rrezikun. Studime sugjerojnë se një kombinim gjenesh dhe faktorësh mjedisorë ndikon gjithashtu.
Situata të vështira
Ngjarjet e vështira në jetë, si divorci, problemet financiare ose humbja e një personi të dashur, mund të kontribuojnë në depresion.
Si të vazhdoni më tutje
Lufta me depresionin është një sfidë e vështirë, por jo e pamundur. Lexo artikullin tjetër “Si mund ta menaxhojmë depresionin” ku kemi ndarë disa metoda praktike dhe të bazuara nga hulumtime shkencore, të cilat mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të depresionit.
Nëse ndiheni se keni nevojë për mbështetje profesionale, mund të lidheni me një psikolog të licencuar përmes platformës Mendje.